Pirja e alkoolit para se të flini, pengon gjumin

Publikuar më: 22/9/2022, ora 20:01
alkol 1280x720

Pirja e alkoolit para se të flini, pengon gjumin

Publikuar më: 22/9/2022, ora 20:01

A është e vërtetë që disa gota “të mira” para se të shkoni në shtrat mund të nxisin një pushim të qetë? Sipas ekspertëve, jo. Alkooli vepron në tru duke ndrydhur ciklin e gjumit me efekte, veçanërisht në terma afatgjatë. Shpjegimin e jep Jennifer Martin, doktoreshë dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, në një intervistë të fundit për New York Times.

“Pijet alkoolike ndryshojnë sekuencën e fazave të gjumit të thellë dhe gjumit të lehtë që karakterizojnë pushimin tonë”, shpjegon ajo. Alkooli nxit zgjimin e vazhdueshëm dhe rënien në gjumë, gjë që bën që cikli i gjumit të fillojë nga e para çdo herë. Rezultati është që, pas një nate përgjithësisht pa ëndrra, në mëngjes zgjoheni më të lodhur se më parë, me dhimbje koke dhe shumë pak energji.

Me pak fjalë, pijet alkoolike, ndërkohë që favorizojnë një gjumë më të shpejtë, ndikojnë keq në pjesën e dytë të natës. Por në detaje, çfarë ndodh me trurin tonë pas disa pijeve? Pak minuta pas pirjes, alkooli arrin në tru ku ndërvepron me acidin gama-aminobutirik, një neurotransmetues që pengon transmetimin e impulseve nervore dhe ka një efekt qetësues. Për më tepër, alkooli pothuajse plotësisht e shtyp fazën e gjumit REM, atë gjatë së cilës ëndërroni më shpesh.

Jo vetëm kaq, alkooli gjithashtu ka një efekt të fuqishëm diuretik që ju detyron të zgjoheni shpesh për në tualet. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe gota e tepërt kontribuon në gërhitjen më shumë. Alkooli është një relaksues i muskujve që nxit zgjerimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ndryshon frymëmarrjen normale të natës.

Pijet alkoolike të marra para se të shkoni për të fjetur janë një zakon shumë i keq, pasi ato shkaktojnë një pushim të shqetësuar me zgjime gjithnjë e më të afërta. Për një natë të kthjellët, është e dobishme të kufizoni konsumin në një sasi të moderuar alkooli të paktën 4 orë para se të flini, sugjerojnë ekspertët.