Raporti për krimin e organizuar, shqiptarët të tretët në Gjermani me 40 banda

Publikuar më: 22/9/2022, ora 07:28
63098535 303

Raporti për krimin e organizuar, shqiptarët të tretët në Gjermani me 40 banda

Publikuar më: 22/9/2022, ora 07:28

Autoritetet gjermane kanë publikuar një ditë më parë Raportin Federal të Situatës me Krimin e Organizuar në vend, gjatë vitit 2021. Sipas këtij raporti, dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020, ai u rrit në 2,2 miliardë euro.

Sikurse edhe në vitet e mëparshme raporti i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave është marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Në katër rastet e tjera, bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve dhe turqve për nga numri i grupimeve të dominuara nga një etni. Në vendin e gjashtë janë kosovarët, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura, janë serbët me 14 banda.