Salianji: Ne na ranë pantallonat. Balluku: Nuk u fshi asnjë e dhënë… Debat në Parlament për sulmet kibernetike

Publikuar më: 22/9/2022, ora 13:20

Salianji: Ne na ranë pantallonat. Balluku: Nuk u fshi asnjë e dhënë… Debat në Parlament për sulmet kibernetike

Publikuar më: 22/9/2022, ora 13:20

Sulmet kibernetike iraniane kanë ndezur debat në sallën e Kuvendit. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fshehur dëmin e krijuar nga hakerat iranianë. “Ne po kërkojmë që të mbahen përgjegjës, zotëria që mashtron duke thënë se nuk ka ndodhur sulmi, edhe ata që janë përgjegjës”, tha Salianji.

“Pa diskutim, agresioni është ndaj të gjitha vendeve të NATO-s, edhe Kosovës, por ata e kanë përballuar. I vetmi shtet që ka dështuar është Shqipëria. Vetëm Estonia në vitin 2007 ka pasur një sulm dhe nuk kanë mundur dot t’i marrin të dhënat. Asnjë shtet tjetër nuk i kanë rënë pantallonat siç i kanë rënë Shqipërisë. Për shkak se Shqipëria merret me propagandë dhe nuk merret me sulmin. Sulmi i organizuar nuk mbahet dot me përgjigje të dështuara”.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj se qeveria nuk ka gënjyer, dhe theksoi se reagimi i Shqipërisë ka qenë në nivelin e duhur, duke mos lejuar fshirjen e të dhënave. “I jeni referuar të gjitha herët kryeministrit i cili ka thënë që nuk janë zhdukur të dhënat. Sulmi ka pasur si synim zhdukjen e të dhënave ka dështuar. Referojuni saktë, sepse transparencë nuk doni. Asnjë e dhënë sensistive apo jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi, këtë ka thënë kryeministri. Ky sulm ka pasur për synim fshirjen totale të të dhënave dhe nuk ia kanë dalë”, tha Balluku.

“Kërkojmë që opozita të mos përdorë këtë moment të rëndësishëm për abuzime dhe goditje narrative. Kërkojmë që në bashkëpunim me opozitën të kemi mundësi të rishikojmë disa nga aktet ligjore”.