“SHBA përhap thashetheme”, Koreja e Veriut mohon se po armatos Rusinë

Publikuar më: 22/9/2022, ora 14:40
kim jong un putin 1220x720

“SHBA përhap thashetheme”, Koreja e Veriut mohon se po armatos Rusinë

Publikuar më: 22/9/2022, ora 14:40

Koreja e Veriut thotë se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë.

Reagimi nga vendi i izoluar komunist vjen pas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara që Moska i është drejtuar Penianit për të rimbushur magazinat me armë.

Qeveria e diktatorit Kim Jong-un akuzon SHBA-të dhe forcat e tjera armiqësore se po shpërndajnë thashetheme për qëllime politike dhe ushtarake. Disa ditë më parë, një zyrtar amerikan ka njoftuar se Rusia po blen raketa dhe municione artilerie nga Koreja e Veriut.

Ai thekson se lëvizje të tilla, bashkë me dyshimet se Moska po blen dhe armë iraniane, tregojnë se sanksionet e perëndimit po pengojnë Rusinë në luftën e saj të nisur në Ukrainë. Kremlini ka mohuar të dyja dyshimet e ngritura. Çdo shkëmbim armësh mes vendeve të përmendura me Rusinë do të ishte në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Kombet e Bashkuara.