Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zelensky: 5 superheronjtë i këmbyem me 55 njerëz që nuk meritojnë as dhembshurinë e as mëshirën tonë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 16:19 | Bota
Zelensky: 5 superheronjtë i këmbyem me 55 njerëz që nuk

Pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, ditën e mërkurë, që sinjalizoi përshkallëzim të luftës në Ukrainë dhe përplasjes me perëndimin, shkëmbimi i të burgosurve mes të dyja palëve, më i madhi që prej fillimit të luftës, erdhi si një zhvillim i papritur.

Rusia liroi 215 të burgosur lufte, përfshirë komandantët e batalionit Azov, që për javë me radhë udhëhoqën rezistencën në qytetin e Mariupolit, të mbyllur në tunelet e fabrikës së çelikut të Azovstal. Ata konsiderohen si heronj në Ukrainë. U liruan gjithashtu 10 shtetas të huaj të kapur në Ukrainë, përfshirë 5 britanikë, ndërsa në këmbim Kievi i dorëzoi Moskës 55 luftëtarë rusë e gjithashtu politikanin ukrainas pro-rus, Viktor Medvedchuk, i cili përballej me akuzat për tradhti. Ukraina e ka cilësuar këtë një sukses të jashtëzakonshëm të negociatave, të mundësuar me ndihmën e Turqisë dhe Arabisë Saudite.

“Ukraina u dakordësua me Turqinë, ashtu siç diskutuam me presidentin Erdogan se 5 komandatët e liruar të Azovstalit do të jenë tani të sigurt e në kushte të përshtatshme, nën mbrojtjen personale të presidentit turk, ndërsa lufta po vazhdon. Ata kërcënoheshin nga fati më mizor, por 5superheronjtë i këmbyem me 55 njerëz që nuk meritojnë as dhembshurinë e as mëshirën tonë. Ata luftuan kundër Ukrainës ose e tradhtuan atë”, u shpreh Zelensky. 

Me herët gjatë fjalimit të mbajtur në OKB, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi një ndëshkim të drejtë për Moskën, lidhur me fushatën agresive në Ukrainë. Ai kërkoi ngritjen e një gjykate të posaçme për krimet e luftës së ushtrisë ruse, ndërsa parashtroi një formulë paqeje, me 5 kushte. 

“Elementi i parë për formulën tonë të paqes, është ndëshkimi; ndëshkimi për krimet dhe shkeljen e integritetit territorial. Kushti i dytë është mbrojtja e jetës me të gjitha mjetet e lejuara nga karta e OKB-së; i treti është rikthimi i sigurisë dhe integritetit territorial; i katërti përfshin garancitë e sigurisë dhe i pesti është vendosmëria për të luftuar”.

Në fjalimin e tij, Zelensky dënoi planet e Rusisë për mbajtjen e referendumeve në territoret e pushtuara në Ukrainë. Votimi që pritet të nisë të premten është dënuar si i turpshëm nga liderët perëndimorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë