Shtimi i skuadrave në Evropian, UEFA hedh poshtë planin

Publikuar më: 22/9/2022, ora 16:27
MB UEFA REAL BARCA JUVENTUS CHAMPIONS frame 0 1280x720

Shtimi i skuadrave në Evropian, UEFA hedh poshtë planin

Publikuar më: 22/9/2022, ora 16:27

UEFA nuk do të vijojë më tej me planin për të zgjeruar Evropianin, plan që parashikonte shtimin e ekipeve pjesëmarrëse në fazën finale, nga 24 në 32.

Prej një viti, organizmi drejtues i futbollit evropian po mendonte të shtonte skuadrat në Kampionatin Evropian, pas presioneve të shumta nga disa federata, të cilat me këtë shtim do të kishin më shumë shanse kualifikimi në fazën finale.

Kështu, Euro 2024 dhe Euro 2028 do të vazhdojnë të jenë kompeticione me nga 24 skuadra.