Siguria ushqimore, testi i radhës që duhet kaluar për të fituar besimin e konsumatorëve

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:42

Siguria ushqimore, testi i radhës që duhet kaluar për të fituar besimin e konsumatorëve

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:42

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian.

Nisur nga këto detyra që tanimë peshojnë edhe më shumë, Ministria e Bujqësisë ka hartuar edhe dokumentin e ri mbi politikat kombëtare për sigurinë ushqimore, ku synohen investime në rrjet laboratorësh e inspektoratesh, lehtësimi i progresit drejt akreditimit të metodave analitike parësore, përmirësimi i Analizës së Rrezikut dhe ai i Kontrollit të Brendshëm.

Forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët, thuhet në dokumentin e hedhur për konsultim publik.

Pas sallameve e salsiçeve Wudy të Importuara, nga Italia vjen edhe një tjetër alarm ushqimor. Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj ka kërkuar tërheqjen nga pikat e shitjes së një lloj djathi të freskët, i cili tregtohet edhe në Shqipëri, në të cilin është diktuar prani e bakterit Listeria Monocytogenes.