Të dy nga Dagestani, mundësi që çoi Shqipërinë në majën e botës flet për Khabib

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:58

Të dy nga Dagestani, mundësi që çoi Shqipërinë në majën e botës flet për Khabib

Publikuar më: 22/9/2022, ora 15:58

Zelimkhan Abakarov, sportisti që ngriti flamurin shqiptar në Beograd ka dhënë një intervistë ekskluzive për A2 CNN, ku tregoi emocionet e garës dhe objektivat e së ardhmes.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe për kampionin e UFC-së Khabib, një emër i madh në sportin e arteve marciale.

“Ai ka qenë me të vërtetë një sportist i madh. Por, mbi të gjitha ka qenë një njeri shumë i madh. Mund të merrej si shembull jo vetëm për sportin, por edhe për jetën. Shumë i disiplinuar, shumë kërkues.

Vetëm kështu mund të arrish të kesh sukses.

Nuk e njoh personalisht Khabib. Patjetër që njihemi përmes miqve tanë. Ai praktikonte një lloj tjetër sporti dhe për sa i përket mundjes, ka arritur gjithçka. Është më i fort dhe më i madh, patjetër që do të më kishte mundur”, tha Abakarov.