Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori

Publikuar më: 22/9/2022, ora 19:30
Vrasja e 19 vjecarit ne Shkoder publikohet foto e viktimes Dyshimet e para te hetuesve 1280x720

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori

Publikuar më: 22/9/2022, ora 19:30

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18 shtator, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një i ri.

Në kërkim u shpall shtetasi Bajram Çekorja, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Po punohet për kapjen e shtetasit Bajram Çekorja dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.