Zjarr në Kaninë, rrezikohen banesa dhe ullinj

Publikuar më: 22/9/2022, ora 14:41

Zjarr në Kaninë, rrezikohen banesa dhe ullinj

Publikuar më: 22/9/2022, ora 14:41

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në Kaninë të Vlorës.

Zjarri ka rënë në zonën e Bishtit të Kalldrëmit e më pas ka shkuar në zonën e Kaninës.

Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse. Sipas tyre zjarri ka marrë përmasa të mëdha e po djeg ullinj e toka të fshatit.

Gjithashtu është angazhuar edhe një helikopter, me të cilin po merret uji i detit për t’u përdorur në shuarjen e flakëve.