Berisha: Kjo do jetë vjeshtë mosbindjeje civile

Publikuar më: 23/9/2022, ora 12:59
WhatsApp Image 2022 09 23 at 12.39.25 1080x720

Berisha: Kjo do jetë vjeshtë mosbindjeje civile

Publikuar më: 23/9/2022, ora 12:59

Kreu i PD-së, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, këtë të premte. Ai e akuzoi atë se ka fshirë të dhënat e policisë së shtetit, ndërsa theksoi se Rama është në hetim ndërkombëtar.

Ndërkohë, Berisha u shpreh më tej se kjo vjeshtë do të jetë e mbushur me protesta.

“Sali Berisha dhe PD-ja do të bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë vjeshtë grevash, protestash, revoltash paqësore, mosbindje civile. Ky është kushti më themelor për të kthyer vendin në normalitet. PD-ja është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është shumë e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e madhe”, u shpreh Berisha.