Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çfarë deklaronte Erdogan në janar për organizatat e Gulen gjatë vizitës në Shqipëri?

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 15:03 | Aktualitet
Çfarë deklaronte Erdogan në janar për organizatat e Gulen

Opozita e ka akuzuar qeverinë se mori vendimin për t’i hequr licencën kolegjit turk “Mehmet Akif” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”, e diktuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan, pasi sipas tij, ato janë degë të organizatës FETO, të drejtuar nga kleriku Fetullah Gulen, që për Turqinë konsiderohet organizatë terroriste.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, më 17 janar 2022, Erdogan kërkoi hapur mbylljen e këtyre institucioneve, pasi sipas tij, përbëjnë rrezik edhe për vendin tonë.

“Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër strukturës së FETO-s në vend dhe të mos lërë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye. Shpresoj që kjo çështje në vizitat e ardhshme që do të zhvillojë në Shqipëri, të ketë marrë formë të prerë”, deklaronte Erdogan.

“Lufta kundër organizatës terroriste Feto, e cila tentoi një grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi parlamentin, është një nga ndjeshmëritë tona. Fatkeqësisht, shumë anëtarë të kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqipëri dhe tregojnë ekzistencën e tyre në arsim, shëndetësi dhe institucionet fetare dhe në një pjesë të sektorit privat. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe nëse është e hidhur.

Ashtu si në Turqi, edhe këtu institucionet e lidhura me FETO kanë agjenda të fshehura, prandaj nuk duhet të keni dyshim se ata me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrën e vërtetë. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Nëse nuk reagoni në kohë është e pashmangshme që tentativat që kjo strukturë realizoi në Turqi të përsëriten në Shqipëri. Ne e kemi parë dhe kemi paguar një kosto të rëndë. Ne e shohim si detyrë që të paralajmërojmë miqtë tanë”, shtoi ai Erdogan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë