Dëme të parikuperueshme, zjarri në Kaninë shkrumboi mbi 2 mijë rrënjë ullinj

Publikuar më: 23/9/2022, ora 14:20

Dëme të parikuperueshme, zjarri në Kaninë shkrumboi mbi 2 mijë rrënjë ullinj

Publikuar më: 23/9/2022, ora 14:20

Vetëm 24 orë më parë, disa kodra me ullinj dhe bimësi të shkurtër të Kaninës në Vlorë, ishin të gjelbëruara.

Një vatër zjarri e shfaqur poshtë fshatit e ndihmuar edhe nga era, shkrumboi gjithçka gjeti përpara. Banorët e zonës e përshkruajnë zjarrin si të paparë ndonjëherë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dukej e pashpresë, ndërsa vetëm ardhja e helikopterit vuri nën kontroll flakët. Një ditë më pas, dëmet nuk kanë nevojë për koment.

Fatmirësisht, nga flakët nuk u dëmtuan as persona dhe as banesa, ndërsa dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk ka persona konkretë të dyshuar.