Dikur rrezikonte të mbyllej, shkolla tregtare në Vlorë, sot ndër më të preferuarat

Publikuar më: 23/9/2022, ora 13:13

Dikur rrezikonte të mbyllej, shkolla tregtare në Vlorë, sot ndër më të preferuarat

Publikuar më: 23/9/2022, ora 13:13

Shkolla tregtare e Vlorës është kthyer në një prej institucioneve arsimore më të preferuara në këtë qytet, për shkak të profileve dhe zanateve që u mëson të rinjve që mbarojnë shkollën 9-vjeçare.

Duke parë frekuentimin aktual të kësaj shkolle zor se e beson se disa vite më parë ky institucion arsimor ishte në prag të mbylljes, për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Por bashkëpunimi me biznesin dhe kërkesave të këtij të fundit për specialistë, ka bërë që sot kjo shkollë të jetë ndër më të preferuarat

Aktualisht, thuajse të gjithë nxënësit e shkollës tregtare janë të punësuar me kohë të plotë ose të pjesshme gjatë sezonit veror.

Edhe vetë nxënësit e shohin si mjaft inkurajuese faktin që në pushimet e shkollës punësohen kryesisht te bizneset e turizmit, si të hotelerisë ashtu edhe ato të restoranteve apo shërbimeve të bareve.

Madje edhe Michael që ka ardhur vetëm një vit më parë nga Moldavia për të jetuar me familjen në Vlorë ka zgjedhur shkollën tregtare.

Shkolla tregtare e Vlorës ndoshta mund të jetë shembulli më i mirë se çfarë mund të arrihet, kur biznesi orienton dhe njëkohësisht bashkëpunon në përgatitjen e specialistëve në funksion të shërbimit që ofrojnë.