Energjia do të paguhet më shtrenjtë, cilat familje preken? Skema e tarifimit të energjisë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 21:25

Energjia do të paguhet më shtrenjtë, cilat familje preken? Skema e tarifimit të energjisë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 21:25

Sa u kushton sot kompanive energjetike 1 kilovat/orë energji dhe me çfarë çmimi ua shesin familjarëve dhe bizneseve.

Grafikisht, kemi hartuar skemën e tarifimit të energjisë, nga prodhimi e deri te konsumatori final. KESH ia shet me 2.6 lekë për kilovat/orë energji Furnizuesit të Shërbimit Universal. Këtij çmimi i shtohet 6.4 lekë tarifë e shpërndarjes, 0.85 lekë tarifë e transmetimit dhe 1.06 lekë kosto e furnizimit të shërbimit.

Në total, çmimi i 1 kilovat/orë energji rezulton 10.9 lekë, por ky është çmimi mesatar, pasi familjarët tarifohen me një çmim 9.5 lekë për kilovat/orë, ndërsa bizneset 14 lekë për kilovat/orë.

Pas vendimit të fundit të ERE-s, duke filluar nga 1 tetori, familjet do të tarifohen me 9.5 lekë për konsumin deri në 800 kilovat/orë në muaj, dhe me 42 lekë për konsumin mbi këtë fashë.