Energjia, drejtori i KESH: Po importojmë një sasi prej 4200 megash

Publikuar më: 23/9/2022, ora 22:05
verdho1 1280x720

Energjia, drejtori i KESH: Po importojmë një sasi prej 4200 megash

Publikuar më: 23/9/2022, ora 22:05

Ergys Verdho, drejtor i përgjithshëm i KESH, i ftuar në studion e “A2 Business”, me Aurora Sulçen, tregoi mbi energjinë që po importohet aktualisht.

“Po importojmë një sasi prej 4200 megash, të kontraktuar që të hënën e deri të dielën, që do të mundësojë ruajtjen e rezervës energjetike që përfituam nga reshjet”, tha drejtori i KESH-it.

Më tej, Verdho shpjegoi pse bëhen kontrata javore dhe jo afatgjata.

“Ne bëjmë kontrata javore. Në shkurtin e vitit të kaluar kontraktuam blerje afatgjatë dhe na rezultoi se me blerjen afatgjatë binte më shtrenjtë. U rrit risku financiar. Që të kontraktosh me muaj, duhet të kesh garanci bankare mbi 500 milionë euro”, deklaroi Verdho.