FSHF dënon Kukësin me 4 ndeshje pa tifozë, Partizani e Teuta marrin gjobë sepse nuk vendosën stemën e kampionatit në fanellë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 12:08
306984199 3041245636020763 1817707392979982674 n e1663927699700 1190x720

FSHF dënon Kukësin me 4 ndeshje pa tifozë, Partizani e Teuta marrin gjobë sepse nuk vendosën stemën e kampionatit në fanellë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 12:08

Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptarë të Futbollit ka dënuar me 4 ndeshje pa tifozë Kukësin, për sjelljen e tyre në ndeshjen kundër Partizanit, javën e kaluar, ku futbollisti mik, Tedi Cara, u godit me sende.

“KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë”, thuhet në vendimin e FSHF.

Komiteti i Disiplinës ka dënuar gjithashtu me gjobë 50 mijë lekë, Partizanin dhe Teutën, për mosvendosjen e stemës “Kategoria Superiore Abissnet” në mëngën e djathtë të fanellës.