Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Italia përballë Anglisë, Gjermania do kreun ndaj Hungarisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 12:23 | Futboll
Italia përballë Anglisë, Gjermania do kreun ndaj Hungarisë

Mbrëmja e së premtes rezervon duele spektakolare në Ligën e Kombeve ku veçohet ndeshja Itali-Angli.

Dy gjigantët e futbollit evropian, do të matin forcat në San Siro me objektivin e vetëm për të fituar.

Ndonëse nuk e kanë filluar këtë edicion në mënyrën më të mirë, synimet e dy përfaqësuesve mbeten maksimale. Kombëtarja e 3 Luanëve nuk po kalon një formë të mirë, pasi në 4 ndeshjet e fundit, nuk regjistron asnjë fitore me 2 humbje dhe dy barazime.

Për këtë arsye, tekniku Southgate në prag të sfidës theksoi se dueli me Italinë do të jetë ndeshja e kthesës për skuadrën e tij. Mungesat për teknikun anglez është Pickford dhe Stones, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është gati.

Nga ana tjetër, edhe Italia e Mancinit kërkon të rikthehet tek fitorja në Ligën e Kombeve. Pas turpërimit 5-2 nga Gjermania në ndeshjen e fundit, për të kaltrit, kjo do të jetë një ndeshje vendimtare.

Tekniku italian vuan mungesën e Pelegrinit, Politanos dhe Verattit, ndërsa së fundmi ka shfaqur shqetësime dhe Imobile. Sulmuesi i Lacios ka pësuar një dëmtim muskulor dhe rrezikon të jetë në dispozicion të trajnerit Mancini.

Nga ana tjetër, Gjermania kërkon të kryesojë grupin edhe pse detyra do të jetë shumë e vështirë. Pancerat luajnë përballë Hungarisë në shtëpi, një skuadër surprizë e grupit të ferrit që aktualisht kryeson grupin me 7 pikë.

Lajmi i mirë për trajnerin Hansi Flick është se do të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion, ndërsa hungarezët do të luajnë pa Salai dhe Nagi. Dy sfidat do të luhen sot në orën 21:00.

A2 CNN Livestream

Dita jonë