Lëkundje tërmeti në veri të Italisë, regjistrohen disa goditje, pezullohet përkohësisht lëvizja e trenave

Publikuar më: 23/9/2022, ora 10:18
termeti itali 1278x720

Lëkundje tërmeti në veri të Italisë, regjistrohen disa goditje, pezullohet përkohësisht lëvizja e trenave

Publikuar më: 23/9/2022, ora 10:18

Një tërmet me magnitudë 4,1 i shkallës rihter është regjistruar në orët e vona të së enjtes në Xhenova të Italisë, duke shkaktuar frikë te banorët. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.

Shumë qytetarë dolën në rrugë, ndërsa u pezullua përkohësisht lëvizja e trenave midis Genoa Brignole dhe Santa Margherita Ligure. Për fat të mirë, nuk ka pasur raportime për dëme materiale.

“Isha në shtëpi dhe ndjeva një goditje të fortë. Gjithaçka filloi të lëkundet. Tërmeti shkaktoi shumë frikë, por fatmirësisht pa dëme dhe pa të lënduar. Jam i tronditur. Qytetarët po kthehen tashmë në banesat e tyre”, tha kryebashkiaku i Bargagli, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit.

Ndërkohë, gjatë së enjtes janë regjistruar edhe disa lëkundje më të lehta tërmeti në zonat e Marche dhe Modenese.