Mbyllja e kolegjit turk, Rama: S’ka konspiracion. Përdorimi i fëmijëve tregon ndërgjegje të ulët

Publikuar më: 23/9/2022, ora 14:32
23 SHTATOR 2022 KOLEGJI TURK frame 3193 1280x720

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: S’ka konspiracion. Përdorimi i fëmijëve tregon ndërgjegje të ulët

Publikuar më: 23/9/2022, ora 14:32

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas heqjes së licencës për kolegjin turk “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtin “Zubeyde Hanim”.

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë”, thotë Rama në një postim në Twitter.

“Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standardet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licencës. Përdorimi i fëmijëve pastaj  për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një, po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”.

Vendimi argumentohet me arsyetimin se ata kanë shkelur ligjin pasi nisën procesin e mësimit në vendndodhje dhe mjedise, të pamiratuara nga Ministria. Drejtuesit e kolegjit e konsiderojnë vendimit të pabazuar, ndërsa nxënësit kanë dalë në protesta.