Merr fund me të vërtetë, Wanda Nara konfirmon ndarjen me Icardin

Publikuar më: 23/9/2022, ora 09:28
loj41

Merr fund me të vërtetë, Wanda Nara konfirmon ndarjen me Icardin

Publikuar më: 23/9/2022, ora 09:28

Pas një kalvari thashethemesh që shoqëroi lidhjen e tyre, vitet e fundit, Wanda Nara ndahet përfundimisht nga futbollisti Mauro Icardi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Wanda përmes një postimi në rrjetet sociale e cila shkruan se po kalon një moment të dhimbshëm dhe se do të japë detaje të mëtejshme për divorcin.

“Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Kujtojmë se çifti ishte bashkë në 9 vitet e fundit dhe kishin dy vajza.

Megjithatë, pas kësaj ndarje, Wanda Nara ka bërë një veprim të çuditshëm, duke bërë “follow” Maxi Lopez. Kujtojmë se Lopez dhe Nara ishin dikur në lidhje.