Meta takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Publikuar më: 23/9/2022, ora 14:49
FdV1Hr5XEAIgVLq

Meta takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Publikuar më: 23/9/2022, ora 14:49

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar, këtë të premte, me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e SHBA-së, znj. Yuri Kim. Kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA-në”, tha Meta përmes një postimi në Twitter.

“Në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”.