Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një i arrestuar dhe dy të proceduar për zjarrvënie në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 08:55 | Kronikë
Një i arrestuar dhe dy të proceduar për zjarrvënie në

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të akuzuar për zjarrvënie në Vlorë. “Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi”, tha policia.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole. Sipas autoriteteve, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit:

E. B., pasi duke bërë pastrimin e bimëve të egra në ullishten e tij, me anë të djegies me zjarr, dyshohet se aksidentalisht zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, në fshatin Kaninë.  

M. B., pasi duke punuar me troko, për shkak të shkëndijave janë djegur disa bimë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë ulliri.     

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli