Paralajmërimet e fshehta që Rusia ka marrë nga SHBA

Publikuar më: 23/9/2022, ora 09:59
shtepia e bardhe 1146x720

Paralajmërimet e fshehta që Rusia ka marrë nga SHBA

Publikuar më: 23/9/2022, ora 09:59

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar paralajmërime private Rusisë prej muajsh, duke e paralajmëruar të mos përdorë armë taktike bërthamore, gjatë konfliktit në Ukrainë. 

Gazeta “Washington Post” shkruan se Uashingtoni e ka lajmëruar udhëheqjen ruse se çdo përdorim i armëve atomike do të kishte pasoja të rënda. 

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka vendosur të mbetet e paqartë për natyrën e këtyre pasojave, por ish-zyrtarët dhe oficerët e pensionuar kanë thënë për mediat se SHBA-ja mund të reagojë ndaj përdorimit të armëve taktike bërthamore me sulme shkatërruese ndaj objektivave ruse.