Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Paralajmërimi i Kremlinit: Pas referendumit, sulmet kundër Donbasit do të jenë kundër Rusisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 15:59 | Bota
Paralajmërimi i Kremlinit: Pas referendumit, sulmet kundër Donbasit do

Kremlini nuk humbi kohë para se të sqarojë pozicionin e tij, lidhur me referendumet që po mbahen në territoret e pushtuara të Ukrainës. Deklarata e zëdhënësit, Dmitry Peskov, konfirmon planet e Moskës për aneksim të shpejtë të rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia, pas kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë së Kievit.

Peskov pranoi se mes popullsisë ruse pati një reagim histerik lidhur me deklaratën për mobilizim të pjesshëm të presidentit Putin.

Sipas zëdhënësit, reagimi ishte emotiv dhe i kuptueshëm për shkak të mungesës së informacionit. Por siç tha më vonë, gjërat ishin bërë të qarta pas aktivizimit të linjave të nevojshme të informacionit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani