Persona të armatosur sulmojnë lokalin e natës, të paktën 10 viktima

Publikuar më: 23/9/2022, ora 07:37

Persona të armatosur sulmojnë lokalin e natës, të paktën 10 viktima

Publikuar më: 23/9/2022, ora 07:37

Persona të armatosur hapën zjarr në një bar në Meksikën qendrore, duke vrarë 10 persona, në aktin më të fundit të dhunës në vend.

Një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti tha se të dhjetë viktimat në sulmin e së mërkurës ishin meshkuj dhe se deri në këto momente nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Nëntë nga burrat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq nga plagët, pasi u dërgua në spital.

Guvernatori i Guanajuato, Diego Sinhue Rodriguez, tha se autoritetet ishin të përkushtuara për të gjetur përgjegjësit për sulmin dhe se drejtësia do të vihej në vend.