Reja mendon të heqë dorë nga skema 3-5-2

Publikuar më: 23/9/2022, ora 23:17
Broja Stervitje e Kombetares scaled 1 1080x720

Reja mendon të heqë dorë nga skema 3-5-2

Publikuar më: 23/9/2022, ora 23:17

Në ndeshjen vendimtare të sezonit në Izrael, Shqipëria mund të luajë me 4 mbrojtës, me skemën 4-3-1-2.

Pasditen e së shtunës, kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë me këtë formacion: Berisha; Balliu, Ismajli, Veseli, Hysaj; Asllani, Gjasula, Abrashi; Bajrami; Broja dhe Cikalleshi.

Gjatë ndeshjes mund të bëhet edhe ndryshimi me tërheqjen e Gjasulës në qendër të mbrojtjes, aty ku ka luajtur shpesh në ekipin e tij gjatë këtij sezoni, duke bërë që skema të kalonte në 3-5-2.

Në këtë rast, Balliu e Hysaj do të avancojnë në mesfushë, për të ndihmuara manovrat ofensive nga krahët.