Shmanget sulmi terrorist në vendin më paqësor të botës

Publikuar më: 23/9/2022, ora 13:01

Shmanget sulmi terrorist në vendin më paqësor të botës

Publikuar më: 23/9/2022, ora 13:01

Policia islandeze bën me dije se ka arrestuar 4 ekstremistë të krahut të djathtë, gjatë një operacioni antiterror që u zhvillua në mbarë vendin.

Zyrtarët e vendit ishullor deklarojnë se kanë gjetur disa armë gjysmë automatike të printuara në 3D dhe mijëra municione, gjatë bastisjeve në nëntë lokacione të ndryshme.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se personat e arrestuar ishin pjesë e një celule që po përgatitej të organizonte një sulm terrorist i cili kishte si objektiv parlamentin dhe institucione të tjera.

Sipas një gazete lokale, të arrestuarit besohet se kanë lidhje me grupet ekstremiste të krahut të djathtë nordikë.

Besohet se këto janë arrestimet e para antiterror në historinë e Islandës.