Shqetëson presidenti amerikan, Joe Biden “humb fillin”, kërkon ndihmë për të dalë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 10:53

Shqetëson presidenti amerikan, Joe Biden “humb fillin”, kërkon ndihmë për të dalë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 10:53

Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me një tjetër moment të sikletshëm, ndërsa mbeti i hutuar në mes të skenës pas fjalës së tij në konferencën “Global Fund”.

Pas duartrokitjeve, 79-vjeçari Biden po mundohej të zbriste nga skena, kur u bllokua pranë shkallëve, i konfuzuar se nga të shkonte.

Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë pyet disa njerëz se si të dalë prej aty dhe bën disa hapa pas.

Ngjarja u komentua menjëherë në rrjetet sociale, me senatorin e Teksasit, Ted Cruz, i cili e konsideron si skenë të frikshme dhe të trishtueshme në të njëjtën kohë.