Si u sulmua TIMS?! Çfarë paralajmëroi një vit më parë Microsoft për sistemet?

Publikuar më: 23/9/2022, ora 15:23

Si u sulmua TIMS?! Çfarë paralajmëroi një vit më parë Microsoft për sistemet?

Publikuar më: 23/9/2022, ora 15:23

Raporti i publikuar nga FBI lidhur me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, tregon dhe mekanizmin se si hakerat sulmuan sistemin TIMS të policisë. Diçka e tillë është bërë përmes një mënyre, të cilin vetë Microsoft e kishte paralajmëruar një vit më parë, ndërsa shpjegonte dhe se si duhej të mbroheshim. 

“Tregohej se si ti me anë të një gabimi në programimin e Windowsit, mund të merrje akses nëpërmjet rrjetit. Microsoft ka lëshuar zgjidhje diku nga korriku. Në rastin e sistemeve në fjalë kjo gjë nuk është bërë”, u shpreh Erion Demiri, ekspert IT.

Për Demirin, shumica e materialeve janë enkriptuar nga hakerat, duke e bërë të pamundur leximin e tyre nga autoritetet shqiptare.

Për ekspertin dhe ndërhyrja në postën elektronike ka nxjerrë në pah se grupet teknike nuk janë kujdesur për hapësirën e sigurisë.

Në raportin më të fundit të FBI-së, konfirmohej se hakerat iraniane kanë qenë brenda sistemeve digjitale shqiptare, 14 muaj më parë. Sipas raportit, tipologjia e sulmeve të nisura ishte e llojit shkatërrues, ndërsa hakerat mbajtën akses të vazhdueshëm në rrjet përafërsisht një vit, duke hyrë dhe duke shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.