Sulmi kibernetik, juristi Reçi: Të hetohen ata që nuk e ruajtën sistemin

Publikuar më: 23/9/2022, ora 17:07

Sulmi kibernetik, juristi Reçi: Të hetohen ata që nuk e ruajtën sistemin

Publikuar më: 23/9/2022, ora 17:07

Për juristët hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës për sulmet kibernetike ndaj portalit e-Albania dhe sistemit TIMS nuk duhet të kufizohet vetëm tek hakerat.

“Mendoj që duhet të shtrihet hetimi edhe për personat përgjegjës që e kishin për detyrë administrimin dhe ruajtjen. Ajo çka është me e rëndësishme, evidentimi në kohë dhe kapjen e të gjitha këtyre sinjaleve, sepse shtrirja për një periudhë mbi një vit e ndërhyrjes në sistem duhet të ishte evidentuar”.   

Sipas juristit Reçi, sulmet e dyshuara të Iranit dëshmuan mungesën e efiçencës së mbrojtjes, por edhe ngrenë hije dyshimi mbi procedurat tenderuese për sigurinë kibernetikë.

“Prokurohen kompani ndërkombëtare për ruajtjen e tyre dhe janë shpenzuar mbi 4 milionw dollarë në vit për kryerjen e kësaj mbrojtjeje. Kjo tregon se këto para publike mund të kenë shkuar në destinacion jo të duhur, për interesa të caktuara. Vlerësoj se duhet që prokuroria të shtrije hetimin në kuptim të tenderimit të këtij shërbimi që duhet të ishte marrë, se janë cenuar interesat e sigurisë kombëtare”.

Prokuroria e Tiranës po i heton në një dosje të vetme sulmet e korrikut dhe atë të shtatorit ndaj sistemve kompjuterike në vend për veprat penale të “përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorim i pajisjeve”.  Për llogari të hetimit janë dërguar 18letërporosi në shtete të ndryshme, si edhe janë urdhëruar mediat vendase të mos publikojnë materialet që publikohen nga hakerat.