Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen për të luftuar korrupsionin dhe për të çuar përpara negociatat me BE-në

Publikuar më: 23/9/2022, ora 18:09
FdWXynkXoAADacR 1280x720

Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen për të luftuar korrupsionin dhe për të çuar përpara negociatat me BE-në

Publikuar më: 23/9/2022, ora 18:09

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin e vendit Ilir Meta, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Sipas lajmit të shpërndarë nga ambasada amerikane, ambasadorja Kim ka përsëritur nevojën që partitë politike “të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”.