Tjetër tragjedi në det, mbytet varka që i ishte drejtuar Europës, dhjetëra viktima

Publikuar më: 23/9/2022, ora 07:47

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka që i ishte drejtuar Europës, dhjetëra viktima

Publikuar më: 23/9/2022, ora 07:47

Autoritetet siriane gjetën 34 trupa të pajetë në det, ndërsa arritën të shpëtonin dhjetëra të tjerë pranë brigjeve të qytetit verior të Tartus, të cilët kishin përfunduar në det pasi varka me të cilën udhëtonin drejt Europës ishte përmbysur.

Sipas hetimeve paraprake, emigrantët e paligjshëm ishin nisur nga pjesa veriore e Libanit, ndërkohë që në ndihmë të mbijetuarve tashmë kanë shkuar dhe vullnetarët e Gjysmëhënës së Kuqe.

Ministri i Transporteve bën me dije se të mbijetuarit kanë treguar se ishin nisur nga qytetin i Minyeh dhe se në bordin e varkës ishin diku mes 120 dhe 150 persona, çka bën të mendosh se numri i fataliteteve në këtë tragjedi, është ende më i lartë.

Libani është duke përjetuar një krizë emigrimi në vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë vendin dhe që konsiderohet si më e keqja që prej vitit 1850.