Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tmerr dhe mrekulli, helikopteri ngec në linjën e tensionit të lartë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 10:55 | Bota

Një video e tmerrshme është bërë virale në internet, e cila tregon momentin kur një helikopter në Brazil ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe më pas ka rënë në tokë duke shpërthyer në flakë.

Për fat të mirë, të gjithë personat në bord kanë arritur të shpëtojnë me lëndime të lehta. Përplasja e tmerrshme ndodhi në Engenheiro Caldas, në shtetin brazilian të Minas Gerais.

Në helikopter ndodheshin: deputeti brazilian Hercilio Araújo Diniz, 59 vjeç, i cili kandidon për rizgjedhje dhe David Barroso, 45, nënkryetar i bashkisë së Governador Valadares, piloti dhe një anëtar nga ekipi i fushatës së Diniz.

A2 CNN Livestream

Dita jonë