Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tmerr në turneun e lamtumirës së Federer, aktivisti djeg veten në pistë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 20:16 | Sporte të tjera

“Laver Cup”, turneu i lamtumirës së Roger Federer, ka përjetuar një incident të tmerrshëm.

Gjatë ndeshjes mes grekut Tsitsipas dhe argjentinasit Schëartzman, një aktivist i ndryshimeve klimatike dogji krahun e tij në pistën e “O2 Arena”, në Londër, gjatë një pushimi.

I riu po protestonte kundër avionëve privatë të përdorur në Britani, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Fundi i avionëve privatë të Mbretërisë së Bashkuar”.

Një nga punonjësit e sigurimit shoi zjarrin me xhaketën e tij dhe me ndihmën e dy të tjerëve larguan personin që kishte shkaktuar incidentin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë