Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vijon eksodi i rusëve, radhë të gjatë në kufijtë tokësorë, me mijëra kalime në ditë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 16:10 | Bota
Vijon eksodi i rusëve, radhë të gjatë në kufijtë

Kufijtë rusë janë pushtuar papritur, nga një eksod i djemve dhe burrave që duan të largohen nga vendi për t’i shpëtuar rekrutimit në luftë. Radhë të gjatë janë krijuar në pikëkalimet kufitare, që kur presidenti Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm, të 300 mijë rezervistëve. Mediat sociale janë të mbushura me imazhe, në kufijtë jugorë të Rusisë, teksa qindra qytetarë të frikësuar përpiqen të largohen në drejtim të vendeve si Gjeorgjia, apo Kazakistani.

Të gjithë janë në arrati nga Rusia. Disa po i drejtohen Gjeorgjisë fqinje me biçikleta për të shmangur radhën e automjeteve, e gjithashtu urdhri që ndalon kalimin në këmbë. Gjithashtu, Finlanda në kufirin perëndimor, ka raportuar trafik shumë më të lartë se normalisht me 5 mijë kalime, ditën e mërkurë.

Finlanda ndan një kufi prej 1300 km me Rusinë, por për të hyrë atje, rusët kanë nevojë për viza.

“Në kufirin e Vaalima krahasuar me të premten e javës së kaluar, kemi më shumë trafik. Ditën e enjte patëm 5 mijë kalime, 1 mijë më shumë se një javë më parë”, tha një zyrtar finlandez.

Destinacione të tjera të arritshme nga ajri, të tilla si Stambolli, Beogradi dhe Dubai po shoqërohen me çmime rekord deri në 9 mijë euro, të biletave të avionëve që prej shpalljes së mobilizimit të pjesshëm.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Feaser, sinjalizoi të enjten se rusët që duan t’i shpëtojnë rekrutimit, do të ishin të mirëpritur ne vendin e saj.

Mbi 1300 vetë u arrestuan në protestat që shpërthyen të martën në qytetet ruse dhe ka raportime se disa prej të ndaluarve u ishin dorëzuar fletëthirrje për rekrutim në luftë, teksa gjendeshin në rajonet e policisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Pesko, tha se një verpim i tillë nuk ishte kundër ligjit. Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje rusëve t’i rezistojnë mobilizimit dhe të ngrihen në protesta. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani