Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish gjyqi për Paplekajn dhe dy ish-zv.drejtorët e policisë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 10:37
vrasja elbasan pjerin xhuvani 774x579

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish gjyqi për Paplekajn dhe dy ish-zv.drejtorët e policisë

Publikuar më: 23/9/2022, ora 10:37

Seanca e radhës në gjyqin në ngarkim të Arbër Paplekajt, dy ish-zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi, si dhe për gjashtë efektivët e forcave Shqiponja, është shtyrë sërish. Gjyqi u shty për shkak se jo të gjithë avokatët janë njohur me provat. Seanca e radhës do të mbahet më 28 shtator.

Kjo ishte seanca e tretë që mbahej për dërgimin për gjykim të dosjes “Xhuvani”. Dy seancat e mëparshme janë shtyrë për mungesë të një prej avokatëve të palëve dhe për njohjen e më shumë akteve nga ana e prokurorisë.

Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve. Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars.

Një video filmike e ngjarjes është prova kryesore e prokurorisë në hetim. Nga këqyrja e saj, hetuesit kanë konstatuar mospërputhje të veprimeve të kryera në ngjarje nga punonjësit e policisë, në krahasim me ato që kishin deklaruar më pas. Sipas burimeve, të dyshuarit Nushi, aktualisht zv.drejtor i Policisë së Beratit dhe Palla zv.drejtor për rendin në Elbasan, ndonëse kanë qenë të pranishëm në situatën e tensionuar mes simpatizantëve të PD-së e PS-së, nuk kanë kryer veprimet e duhura në parandalimin e krimit dhe as nuk kanë koordinuar vartësit e tyre pas të shtënave.

Nga ana tjetër, hetuesit pretendojnë deklarime jo të vërteta edhe nga efektivët e policisë, që teksa ndodhi ngjarja po shoqëronin drejtuesin e një mjetit, ku sipas simpatizantëve të PD-së kishte materiale zgjedhore.