Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Turqia: Nuk do ta njohim referendumin rus për aneksimin, Zelensky: Bota ta dënojë

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 12:13 | Bota
Turqia: Nuk do ta njohim referendumin rus për aneksimin, Zelensky: Bota ta

Turqia nuk i ka pranuar rezultatet e një referendumi të rremë në Krime në vitin 2014 dhe ka të njëjtin qëndrim të qartë në lidhje me referendumet e rreme që Rusia po zhvillon në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin.

"Ne nuk besojmë se përpjekjet e njëanshme të referendumit janë të sakta. Ne njohim integritetin territorial të popullit dhe shtetit ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën," tha Kalin.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi botës të dënojë "pseudo-referendumin" në vazhdim në katër provinca të Ukrainës. Në fjalimin e tij të përditshëm para kombit Zelensky tregoi se  "bota do të reagojë në mënyrë absolutisht të drejtë ndaj pseudo-referendumeve: ato do të dënohen pa mëdyshje".

Zgjedhjet në provincat e kontrolluara, tërësisht ose pjesërisht, nga forcat ruse janë hedhur poshtë si "fiksion" nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani