Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Edicioni i 13 i “Fokus Award”, fotografia artistike e Naim Shalës vlerësohet më e mira

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 19:09 | Aktualitet
Edicioni i 13 i “Fokus Award”, fotografia artistike e Naim

“Fokus Award” uli siparin e tij për të 13-ën herë me shijen e mirë të katër ekspozitave që prezantoi në Tiranë e Fier.

Nga ceremonia e ndarjes së çmimeve, fotografia artistike e Naim Shalës nga Kosova është vlerësuar si më e mira.

Kanë qenë 423 aplikime, por vetëm 180 prej tyre janë përzgjedhur për konkursin e vetëm të fotografisë që zhvillohet në vendin tonë e që këtë edicion bëri bashkë artistë nga 23 vende të botës.

Ndonëse punimet e kësaj ekspozite u ekspozuar në Tiranë e Fier, ato do të shëtisin në disa vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, deri në edicionin tjetër të “Fokus Award”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani