Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Historia e Francesco Cito, fotoreporteri italian që ka “shkrepur” nga Afganistani tek Shqipëria e tranzicionit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 00:07 | Kulturë
Historia e Francesco Cito, fotoreporteri italian që ka

Ai është vlerësuar si “një nga fotoreporterët më të mirë në botë. Pesë dekada që i është përkushtuar fotografisë e veprat e tij kanë zënë në mediat e njohura botërore. Ndër shkrepjet e tij janë edhe ato nga zonat e konflikteve. 73-vjeçari italian, Cito, karrierën prej fotoreporteri e fotografi e kishte zhvilluar në revistat angleze “Sunday Times” e “Observer”. Kishte qenë një nga fotoreporterët e parë në vitin 1980 që kishte arritur në Afganistan duke udhëtuar në këmbë për 1200 kilometra, ndërsa pas asaj kohe kishte punuar edhe në një reportazh mbi mafinë e Napolit, qytetit nga ai vjen, që ishte shpërndarë në gjithë botën.

Kishte qenë i vetmi fotoreporter që kishte raportuar për dorëzimin e Bagdatit, ndërsa lista e vendeve nga ku ka raportuar përfshin edhe Libanin e Palestinën. Nga aty ishte plagosur tri herë, dy herë nga ushtarët izraelitë dhe një herë nga palestinezët sa po punonte për revistën gjermane “Stern”. Francesco Cito ka qenë një nga fotografët e parë që kishin raportuar zbarkimin amerikan në Arabinë Saudite pas pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990.

“Pikë së pari duhet t’ju falënderoj për ftesën. Ka disa vite që mungoj në Shqipëri. Herën e fundit kam qenë në 2004-ën dhe rikthimi im në këtë vend ka gjithmonë surprizues për mënyrën si e shoh vendin tuaj. Çdo herë që kam ardhur ka ndryshuar. Tirana sot është një qytet shumë modern, por në kujtesën time Tirana është e bukur edhe ashtu si ishte edhe pa makina, një qytet i qetë. Megjithatë më bëhet qejfi që ka evoluar, ndonëse në kujtimet e mia Shqipëria ime mbetet e bukur si ishte. Herën e parë në Shqipëri në fakt kam qenë në Vlorë, menjëherë pas rënies së regjimit komunist të Hoxhës. Megjithatë më gjatë kam qëndruar në Shkodër, kur erdha herën e dytë për të kuptuar pak më shumë kanunin dhe për të realizuar një cikël mbi këtë pjesë të jetës. Aty polici që më shoqëronte në udhëtimin tim, u vra pak metra larg nga unë dhe ndonëse është një moment tragjik. Unë e mbaj mend atë person xhentil dhe ruaj kujtim të mirë për atë zotëri që ranë krye të detyrës. Dhe kështu unë e ruaj Shqipërinë në disa kujtime me emocione të ndryshme. Rikthehem sërish për këtë ekspozitë e më vjen keq që nuk mund të qëndrojmë gjatë për shkak të disa impenjimeve të tjera, por jam falënderues për ftesën”, thotë ai për A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani