Pagat s’u përgjigjen çmimeve, punëtorët po dalin më të humburit nga spiralja e shtrenjtimit të jetesës

Publikuar më: 25/9/2022, ora 18:52

Pagat s’u përgjigjen çmimeve, punëtorët po dalin më të humburit nga spiralja e shtrenjtimit të jetesës

Publikuar më: 25/9/2022, ora 18:52

Punëtorët do të dalin më të humbur nga spiralja e çmimeve. Nën këtë titull, revista “The Economist” paralajmëronte në shkurt se pagat nuk do të mund t’i përgjigjeshin shtrenjtimit të jetesës në rrafsh global.

Shtatë muaj më pas, pjesa më e madhe e sektorëve të ekonomisë shqiptare kanë treguar se kanë të pamundur të mbrojnë punonjësit nga shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve.

Bujqësia, turizmi, artizanati, transporti e arsimi i lartë janë vetëm disa nga sektorët që prej vitesh nuk njohin rritje pagash.

Indeksimi i pagave, rritja e detyruar e tyre në kushtet e inflacionit të vijueshëm, për ekspertë të fushës duhet kthyer në detyrim ligjor ndaj qeverive.

Kjo pasi, jo vetëm ndihmon individët, po i jep frymëmarrje edhe ekonomisë në rrafshin më të gjerë.

Për shkak të pagave të ulëta, shqiptarët janë populli që shpenzojnë përqindjen më të lartë të të ardhurave për ushqim. Sipas përllogaritjeve të Institutit Europian të Statistikave, 42 për qind e asaj që një qytet në vend merr shkon për ushqim dhe pije jo-akoolike, ndërsa në Rajon dhe Europë ky tregues është në nivele ndjeshëm më të ulëta.