Sa paguhet një ore pune? Një shqiptar merr më pak se 3 euro, edhe në Kosovë paguhesh më shumë

Publikuar më: 25/9/2022, ora 13:43

Sa paguhet një ore pune? Një shqiptar merr më pak se 3 euro, edhe në Kosovë paguhesh më shumë

Publikuar më: 25/9/2022, ora 13:43

As tre euro për një orë punë. Kaq para’ merr mesatarisht një shqiptar, rrogëtar në shtet apo privat. Kjo shifër është pesë herë më pak se në vendet e Bashkimit Europian e madje më e ulët se edhe në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë apo Serbi.

Alma, një ish-mësuese që tanimë punon në administratën publike gjermane është një prej atyre që e ka ndjerë kontrastin e thellë në të ardhura me popujt e tjerë.

“Unë kam qenë në mësuesi dhe në privat shumë pak. Merrja 35 mijë lekë në muaj. Për këtë arsye ikin shqiptarë”, u shpreh ajo.

Pagat e ulëta që shpeshherë përkthehen në të ardhura të pamjaftueshme bëjnë që shumë të rinj të dekurajohen duke humbur shpresën e u larguar në emigrim.

“Me të ardhurat që marr thjesht mund të hash bukë dhe të pish një kafe. Pagat janë të ulëta dhe mendimin e kam të iki jashtë. Synoj Gjermaninë”, shton i riu.

Teksa e vlerësojnë si minimumin që duhet, ekspertë të tregut të punës thonë se veç rritjes së pagave, kompanitë duhet të hedhin hapa edhe në drejtime të tjera.

Pasi në të kundër, ajo çka është paralajmëruar mund të kthehet në realitet shumë më shpejt nga ç’pritej.

Më shumë sesa mungesa e punës, janë të ardhurat e pamjaftueshme që shtyjnë shumicën e shqiptarëve drejt emigrimit. Kjo gjetje dëshmohet në një pyetësor të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku rezulton se rreth 79 për qind e tyre  largohen në Perëndim për paga më të larta.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të pagës mesatare në Rajon e Europë me rreth 468 euro, gati 2-fish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.