Vetëm 23 raste me koronavirus, asnjë humbje jete

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 18:11 | Aktualitet
Vetëm 23 raste me koronavirus, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 389 teste për Covid-19 nga të cilat kanë rezultuar pozitivë vetëm 23 persona.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë,  3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.

Janë 594 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                23

Të shëruar në 24 orë             55

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     389

Testime totale                   1,978,622

Raste pozitive                      330,830

Raste të shëruara                  326,647

Raste Aktive                             594

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    284

Elbasan                   67

Fier                           55

Shkodër                 53

Vlorë                         32

Durrës                     31

Lezhë                        19

Dibër                           21

Korçë                         11  

Berat                           10

Gjirokastër                11

Kukës                           0

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu