Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Digjet në rrethana ende të paqarta furgoni në Korçë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 08:01 | Kronikë

Një furgon për transport udhëtarësh në Korçë, është djegur tërësisht nga flakët, gjatë orëve të natës.

Policia tha se mjeti është djegur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë. Ai qëndronte i parkuar në rrugë, në afërsi të banesës së pronarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Pronari i mjetit, Renato Torollari, ka deklaruar në polici që nuk ka konflikte me njeri dhe nuk është as person me precedentë penalë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani