Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

E djathta në Itali fiton bindshëm, çfarë ndryshon për komunitetin shqiptar?

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 15:38 | Aktualitet
E djathta në Itali fiton bindshëm, çfarë ndryshon për

Fitorja e Giorgia Melonit në zgjedhjet parlamentare në Itali, shënon një kthesë domethënëse në politikën e vendit fqinj. Jo vetëm që 45-vjeçarja do të mbetet në histori si kryeministrja e parë femër në atë vend, por është edhe përfaqësuese e së djathtës konservatore, që për herë të parë fiton zgjedhjet.

Në Europë, përtej mbështetjes nga forca simotra si ajo e Le Pen në Francë dhe Orban në Hungari, mesazhet kanë qenë të karakterizuara nga skepticizmi.

Por si do të ndikojë fitorja e bindshme e forcave të djathta në jetën e komunitetit shqiptar aty?

Sipas Besian Zogajt, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjasat janë që shumë pak të ndryshojë. “Shoh shumë fytyra të mërzitura, por nuk ka arsye. Qeveritë e djathta italiane kanë bashkëpunuar me fakte me Shqipërinë, nga partneriteti te marrëveshjet tregtare, ndërkohë që ne kemi 12 vjet që nuk kemi thelluar partneritetin me atë vend”, thotë ai për A2 CNN.

https://a2news.com/2022/09/26/kush-eshte-giorgia-meloni-ish-aktivistja-neofashiste-qe-flet-ne-gjuhen-e-popullit/

Agjenda e njohjes së pensioneve është çështje thelbësore për shqiptarët që tashmë prej dekadash punojnë aty. “Nuk besoj se do preken, është në interesin e përbashkët, kemi edhe ne një komunitet italian në Shqipëri. E vërtetë është se kjo marrëveshje është iniciuar nga një parti e majtë si Partia Demokratike, por në fund nuk besoj se do të kemi lajme të këqija”.

Mendim të kundërt ka gazetarja Keti Biçoku nga Roma, që prej vitesh tregon për situatën dhe vështirësitë e komunitetit shqiptar në Itali. “Kam përshtypjen që jo, faktet kanë treguar se ata nuk kanë qenë kurrë pro kësaj marrëveshje. Po të arrihet të ratifikohet në Parlament do të ishte fitore e madhe, por dyshimet janë të mëdha.

https://a2news.com/2022/09/26/e-bekuar-nga-berlusconi-dhe-shtatzene-ne-parlament-karriera-politike-e-giorgia-melonit-ne-foto/

A2 CNN Livestream

Dita jonë