Eksodi zbraz shkollat – 31 Minuta

Publikuar më: 26/9/2022, ora 21:32

Eksodi zbraz shkollat – 31 Minuta

Publikuar më: 26/9/2022, ora 21:32

Familje të tëra po braktisin fshatin për jetën në qytet, por më së shumti jashtë vendit. Një eksod i ri sapo ka filluar dhe efektet e tij po ndihen nga sallat e lindjeve deri te bankat e shkollës.

Në zonat rurale, nxënësit numërohen më gishtat e dorës. Në një klasë mund të gjesh vetëm një nxënës, ndërsa shokët apo shoqet e bankës janë disa vjet me të rritur. Mbi 20 mijë nxënës në të gjithë vendin e zhvillojnë mësimin në klasa kolektive, ku në 45 minuta mësojnë nxënës të klasave dhe moshave te ndryshme. Mësuesit flasin për vështirësitë e mësim dhënies, por edhe për largimet e vazhdueshme që po çojnë shkollat drejt boshatisjes.