“Ishim në garë me Gjermaninë deri në fund për t’i marrë”. Balluku dhe Yuri Kim inspektojnë anijet që do të prodhojnë energji në Vlorë

Publikuar më: 26/9/2022, ora 16:33

“Ishim në garë me Gjermaninë deri në fund për t’i marrë”. Balluku dhe Yuri Kim inspektojnë anijet që do të prodhojnë energji në Vlorë

Publikuar më: 26/9/2022, ora 16:33

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dy anijet e vendosura në Vlorë të cilat do të prodhojnë energji. Termocentralet lundruese të prodhimit të energjisë janë vendosur në Vlorë nga kompania amerikane “Excelerate Power”.

“Kemi konkurruar deri në moment të fundit për Gjermaninë. Por Excelerate vendosi që të humbte para duke pasur parasysh që ne do të kemi një partneritet afatgjatë. Kemi qenë në garë me Gjermaninë nëse do të vinin këtu apo atje”, i tha Balluku ambasadores Kim. “Kompania kishte 10 anije, të gjitha të zëna dhe këto ishin dy anijet e fundit që ne ia dolëm t’i merrnim.

Balluku falënderoi ambasadoren Kim për kontributin e dhënë në sigurimin e kësaj marrëveshjeje. “Vendet si Shqipëria duhet të diversifikojnë burimet e energjisë në mënyrë që të jenë më të pavarura. Që nga viti 2020 kemi filluar të flasim për energjisë. Nuk duken të bukura, por rëndësi ka që të funksionojnë. Vitin e kaluar konsumi ka qenë 8,4 terravat. Nëse funksionon si duhet, do të prodhojnë 114 megavat, rreth 12-15% të nevojave të vendit”, tha Kim.