Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD vendos rregullat e primareve për zgjedhjet lokale 2023

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 12:35 | Politikë
PD vendos rregullat e primareve për zgjedhjet lokale 2023

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka thirrur sot në një mbledhje Kryesinë e Partisë Demokratike.

Takimi, që pritet të zhvillohet rreth orës 13:00 të ditës së sotme, do të diskutojë dhe miratojë Kodin Elektoral, me të cilën kjo parti do të udhëhiqet në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Pjesë e diskutimeve do të jetë dhe përcaktimi i rregullave të primareve që do të mbahen për të zgjedhur kandidatët për kryetar të bashkive. Vendimet e Kryesisë do t’i përcillen Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të mblidhet po sot, rreth orës 17:00.

Pritet që në këto mbledhje të ketë diskutime edhe rreth situatës politike dhe vendimmarrjes mbi aksionin opozitar.

Ndërkohë, po në orën 13:00, grupimi i Alibeajt do të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit për të përcaktuar agjendën parlamentare të tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë