Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA kërkon shpjegime, BE kritikon afrimin e Serbisë me Rusinë, integrimi në pikëpyetje

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 16:38 | Bota
SHBA kërkon shpjegime, BE kritikon afrimin e Serbisë me Rusinë,

Bashkimi Europian vijon të kritikojë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me Rusinë, por pa marrë një vendim ndëshkues. Zëdhënësi, Peter Stano, shprehu shqetësim të madh për marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Nju Jork mes Beogradit dhe Moskës për bashkëpunim dhe konsulta të shpeshta në sferën e politikës së jashtme.

Zyrtari paralajmëroi se kjo lëvizje po ngre pikëpyetje serioze lidhur me synimet e Serbisë për t’ju bashkuar bllokut europian. Veçanërisht kur kjo vjen pasi Rusia njoftoi planet për mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe mbajtjen e referendumeve të paligjshme për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës. 

“Bashkimi Europian ishte shumë i qartë me vendet tona partnere, veçanërisht me vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE, siç është shteti kandidat Serbia, se marrëdhëniet me Rusinë në rrethanat aktuale nuk mund të jenë njësoj si zakonisht me këtë regjim, i cili po kryen kaq shumë krime dhe kaq shumë mizori”, tha Stano.

Ai shtoi se Brukseli po e merr shumë seriozisht këtë vendim të Beogradit dhe do t’i shkojë deri në fund, teksa nënvizoi se marrëveshja është një shenjë e qartë e përforcimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë.

Ujdia mes ministrave të jashtëm, Sergei Lavrov dhe Nikola Selakoviç ka shqetësuar dhe Shtetet e Bashkuara. Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se pret shpjegime nga Serbia se çfarë ka në përmbajtje dokumenti i bashkëpunimit që nënshkroi me Rusinë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai shtoi se në këto momente, kur Rusia ka sulmuar një vend fqinj dhe kërcënon mbarë botën me armë bërthamore, askush nuk duhet të nënshkruajë ujdi me zyrtarë të Moskës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë