Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

SHBA paralajmëron “pasoja katastrofike” për Rusinë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 13:48 | Bota
SHBA paralajmëron “pasoja katastrofike” për Rusinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar privatisht Rusinë se do të ketë “pasoja katastrofike” nëse përdoren armë bërthamore.

“'Kemi qenë shumë të qartë me Rusinë publikisht dhe privatisht: duhen ndalur deklaratat mbi armët bërthamore”, tha Blinken për “CBS News”.

https://a2news.com/2022/09/21/kercenimi-berthamor-i-putinit-nato-retorike-e-rrezikshme/

“Është shumë e rëndësishme që Moska ta dëgjojë prej nesh që pasojat do të jenë të tmerrshme. Dhe ne ia kemi bërë shumë të qartë. Përdorimi i armëve bërthamore do të kishte efekte katastrofike për shtetin që do t’i përdorë dhe sigurisht që edhe për të tjerët”, shtoi Sekretari Amerikan i Shtetit.

https://a2news.com/2022/09/21/biden-ne-okb-kercenimet-berthamore-te-putinit-te-pamatura/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani